Muhaxheri kërkon nga liderët opozitarë që mos t’i shkojnë në takim Kurtit

Prishtinë | 06 Pri 2026 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Analisti i ekonomisë, Arton Muhaxheri ka kërkuar nga liderët e partive opozitare që të mos i shkojnë në takim kryeministrit, Albin Kurtit.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Muhaxheri ka shkruar se Kurti po tallet me ta sa herë që po i takon, dhe se këtë skenar e kanë parë edhe para zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Postimi i tij i plotë:

Mos shkoni në takim.

Ai po tallet sa herë që po ju takon. Këtë skenar e kemi parë edhe para zgjedhjeve të 28 dhjetorit; nuk ka asnjë arsye ta kalojmë prapë të njëjtën rrugë.

-Pse nuk duhet me shku:

Çdo takim me të i jep mundësi me e ushqy militantin.

Nga takimi nxjerr fjalë që nuk i keni thënë dhe mendime që nuk i keni dhënë.

Pra, e përdor takimin për manipulim.

-Çka ndodh nëse nuk shkoni:

Ai mbetet vetëm me një narracion: “opozita nuk po më takon”.

Kjo është shumë më pak e dëmshme sesa manipulimi pas takimeve.

-Çka ndodh nëse shkoni:

Përfundoni duke u përballë me deklarata të shtrembëruara.

Hyni në një lojë “fjala ime kundër tendes”.

Dhe këtu dihet kush fiton.

Të ngjashme