Analisti i çështjeve politike, Arton Muhaxheri ka thënë se kreu i VV-së, Albin Kurti nuk ka interesim per zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.
Sipas Muhaxherit Kurti këtë kohë është vetëm duke e shfytëzuar Osmanin.
Postimi i plotë në Facebook:
Albin Kurti nuk e ka as interesimin më të vogël për ta bërë presidente Vjosa Osmanin dhe kjo duket qartë edhe nga takimet me subjekte politike që nuk e ka kërkuar voten për Vjosen.
Albinit i duhet Vjosa në lojë jo jashtë loje sepse ende ka mundësi për ta shfrytëzuar, prandaj nuk ka interesim për ta bërë presidente sado që Vjosa i ka mpreh dhëmbët për atë pozitë.