Kryesuesi i Bordit të ndërmarrjes publike lokale në Pejë, Arton Muhaxheri, ka raportuar para Asamblesë Komunale në Pejë për gjendjen e mbeturinave në komunen e Pejës.
Muhaxheri mes tjerash theksoi se ndërmarrja publike “Ambienti” mbetet ndërmarrja publike me përformancën më të mirë në shërbim të qyetarëve.
Muhaxheri për këtë rezultat falënderoi punonjësit, Komunën e Pejës dhe drejtoritë përkatëse që direkt ose indirekt lidhen me punën e ndërmarrjes “Ambienti”.
Muhaxheri i është përgjigjur të gjitha pyetjeve që i janë drejtuar nga asambleistët komunalë.