Muhaxheri: Nëse fitoj do ta heqë taksën ndaj Serbisë

Prishtinë | 31 Kor 2019 | 23:07 | Nga Ekonomia Online

Gazmend Muhaxheri, që konsiderohet si kandidat i mundshëm për kryetar të LDK-së është shumë i qartë se nëse ai bëhet kryeministër i Kosovës do ta largojë taksën e vendosur nga Kosova ndaj Serbisë.

Ai ka thënë se ky është një mendim i tij personal, por thotë se këtë vendim do ta merrte për t’i hapur rrugë Kosovës.

“Do ta shfuqizojë taksën dhe do ta marrë përgjegjësin për të diskutuar dhe për t’i çelur rrugën këtij vendi. Është mendim personal i imi që është gabim”, ka deklaruar Muhaxheri.

Muhahxeri e ka shprehur haptazi dëshirën e tij që Lidhja Demokratike e Kosovës të bëjë koalicion me Vetëvendosjen. Për të nuk është me rëndësi nëse koalicioni bëhet parazgjedhor apo pas zgjedhor.

“Ose para ose pas zgjedhor pres dhe mendoj që duhet të bëjë koalicion me VV-në”, ka thënë ai në Debat Plus.

“Partia më e madhe e merr kryeministrin, VV duhet me i ndërruar disa programe me i bë më të djathta edhe ne disa programe me i ndërruar dhe me i bë më të majta”, ka deklaruar Muhaxheri.

Muhaxheri: Preferoj koalicion me VV-në, por jo vija të kuqe për PDK-në

Anëtari i Kryesisë së LDK-së dhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se situatat e krijuara pas zgjedhore mund të ndryshojnë sa u përket koalicioneve mes partive politike.

Muhaxheri, në Debat Plus me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se personalisht preferon nja koalicion LDK-Vetëvendosje.

Ai ka thënë Vetëvendosjes nuk do të ishte dashur t’i vendoset kushti “Ibrahim Rugova” për një bashkëpunim të mundshëm.

“Asnjërës parti nuk mund t’i vendos vija të kuqe por do të preferoja koalicion me Vetëvendosjen. Koalicion parazgjedhor do të mund të bëhej vetëm më Lëvizjen Vetëvendosje”.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së ka thënë se nuk mund t’i vendos vijë të kuqe as PDK-së pasi sipas tij pas zgjedhjeve situata politike mund të reflektojë ndryshe.

“Pasi qeverisi me PDK-në në Pejë, nuk po i vendos vija të kuqe as PDK-së. Kryetari i zgjedhur i LDK-së mund të përcaktojë vijat e kuqe”.

I pyetur nëse ai zgjidhjet kryetar a do të ketë vija të kuqe për ndonjë subjekt politik, Muhaxheri është përgjigjur shkurt: “Hipotetikisht jo”.

Të ngjashme