Zyrtari i PDK-së Arton Muhaxheri në një vjetorin e qeverisjes së Albin Kurtit e konsideron si qeverisje për faqe të zezë, duke ia numëruar edhe disa nga premtimet që Kurti i kishte dhënë para se të bëhet kryeminister.
Ky është postimi i plotë i Muhaxherit:
Një vjetë qeverisje për faqe të zezë
Fiks tash një vjetë qeverisje nga Albin Kurti dhe Levizja Vetëvendosje prespektiva e Kosovës në të gjitha fushat kurr nuk ka qenë më e pa qartë.
-erdhen në pushtet me premtimin me kthy shpresen, por e mbyten atë me dy durë
-erdhen në pushtet me luftu korrupsionin, por u zhyten vetë deri në fytë
-erdhen në pushtet për me i luftu punësimet familjare, nuk lanë familjarë pa punsu
-erdhen në pushtet me na fut me Evropë, kurrë më larg Evropës nuk kemi qenë
-erdhen në pushtet për me ndal ikjen e të rinjëve jashtë vendit, kurrë më shumë të rinjë nuk kanë pas dëshirë me lëshu Kosovën se sa në qeverisjen e Kurtit
Ka mendu Albini që udhëheqet Kosova me poezi.