Muhaxheri: Qeveria flet për “rritje ekonomike”, qytetarët shohin vetëm rritjen e çmimeve

Prishtinë | 13 Mar 2026 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Arton Muhaxheri ka thënë se inflacioni me 6 për qind, dukshëm është mbi gjitha vendet e rajonit.

Ai thotë se derisa qeveria flet për rritjen ekonomike, qytetarët shohin vetëm rritjen e çmimeve të produkteve bazë.

Postimi i plotë:

Kosova prin në Ballkan… por jo për zhvillim.

Me 6% inflacion, është dukshëm mbi të gjitha vendet e rajonit.

Ndërsa vendet fqinje e kanë ulur presionin e çmimeve në rreth 2–3%, në Kosovë çmimet vazhdojnë të rriten sikur askush nuk po merret me to.

Qeveria flet për “rritje ekonomike”.

Qytetarët e shohin vetëm një rritje tjetër – rritjen e çmimeve.

Ndoshta kjo është strategjia e re ekonomike:

sa më pak reagim, aq më shumë inflacion.😜

Të ngjashme