Muja: A ka lidhje të shkurtra dikush me Damir Fazliqin e Vuk Hamoviqin?

Prishtinë | 26 Pri 2023 | 12:48 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka folur në Kuvendin e Kosovës për “lidhjet e shkurtra të korrupsionit” të cilat i ka përmendur Ramush Haradinaj.

Muja ka thënë se Kosova në dhjetë vitet e fundit ka importuar rrymë në vlerë 600 milionë euro nga kompania e Damir Fazliqit dhe Vuk Hamoviqit dhe ka pyetur nëse ka lidhje të shkurtra dikush me këta dy persona që vijnë nga Serbia.

“Dikush iu referu lidhjeve të shkurta. Lidhjet e shkurta, Kosova ka importu energji elektrike 600 milionë euro nga Serbia në dhjetë vitet e fundit nga Damir Fazliq dhe Vuk Hamoviqit. A ka pra dikush lidhje të shkurtra me këta dy persona që vijnë nga Serbia. Në kohën e Nagipit që dy vjet s’importohet më rrymë nga Serbia”, ka deklaruar Muja.

Ai tutje ka thënë se KEK-u s’mund të hetohet pa i përfshirë Nijazi Thaçin dhe Arben Xhukën.

Sa i përket lidhjeve të shkurtra. Nuk munesh me hetu KEK-un në 10 vitet e fundit, Nijazi Thaçin dhe Arben Xhuka. Të gjitha pikëpyetjet dhe përgjigjet i kanë këta të dy”, ka shtuar tutje Muja.

Të ngjashme