Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka lavdëruar qeverinë Kurti për zhvillimin ekonomik që ka pasur Kosova përgjatë vitit të fundit.
Muja ka thënë se Kosova ka pasur një performancë të shkëlqyeshme në aspektin ekonomik.
Deputeti i VV-së është shprehur se qytetarët është e vërtetë se kanë përjetuar rritjen e çmimeve të disa prej produkteve bazë, por se për këtë shumë qytetarë kanë ndjerë dorën e qeverisë për shkak të skemave sociale.
“Kemi pas një performancë të shkëlqyeshme e parivalizume në rajon e as Evropë. Nuk kemi pas krizë sa i përket investimeve. Sa i përket net eksporteve ne këtë vit do ta përfundojmë me 700 milionë të eksporteve të mallrave dhe shërbimeve. E vërtetë është që disa qytetarë e kanë përjetu rritjen e çmimeve të disa produkteve bazë dhe ne e kemi bashkënndjerë këtë. Qeveria nuk është që s’ka marrë masa me i trajtu këto, kemi mbi 300 përfitues për skena sociale, mbi 120 mijë përfitues për lehonat dhe shtesat e fëmijëve”, ka thënë ai.