Filozofi Thomas Hobbes e quajti atë “epshi i mendjes.” Ish-zonja e parë Eleanor Roosevelt tha se ishte “dhuntia më e dobishme.” Dhe, po, të gjithë e dimë se çfarë e vrau macen. Por po kërkuat nga një grup i shkencëtarëve që ta definojnë kuriozitetin, do ta fitoni një debat të madh, dhe shumë pyetje pa përgjigje në lidhje me biologjinë e tij. Jo më, thonë dy hulumtues të Universitetit të Rochester në një rishikim të shkencës së kuriozitetit, të publikuar më 4 nëntor në Neuron. Ata propozojnë që është koha që studiuesit të organizohen dhe përqendrohen në funksionin, evolucionin, mekanizmin, dhe zhvillimin e kuriozitetit, transmeton koha.net.
“Kurioziteti është një problem prej kohësh i cili është fascinues, por i vështirë për t’iu qasur shkencërisht”, thotë bashkautori Benjamin Hayden, profesor asistent i shkencave të trurit dhe atyre kognitive. “Por ne menduam se kjo fushë ka arritur kohët e fundit të zhvillojë teknika të reja formale dhe të matshme për ta studiuar kuriozitetin dhe ia vlen të përmendet. Ka disa njerëz, që punojnë në disa disiplina të ndryshme, të cilët mund të mos jenë në dijeni të punës së njëri-tjetrit, por të cilët duhet të jenë në dijeni”.
Nuk është e pazakontë për neuroshkencëtarët që të studiojnë diçka (p.sh., vëmendje, shpërblim, vetëkontroll, etj.) për çfarë nuk ka përkufizim të dakorduar. “Lufta për një definicion të duhur është një pjesë e madhe e gjetjes se si punojnë ata”, thotë bashkautorja Celeste Kidd nga Rochester Baby Lab and Rochester Kid Lab. “Ne duhet të jemi të kënaqur me atë lloj pasigurie themelore.”
Shkencëtarët janë marrë me kuriozitetin që nga shekulli i 19-të. Tek njerëzit, psikologët kanë përdorur biografi nga nënat për ta studiuar se si fëmijët janë tërhequr drejt objekteve apo përvojave të reja. Kurioziteti i kafshëve u bë gjithashtu një fascinim për hulumtuesit e mirënjohur si Ivan Pavlov dhe Harry Harlow, të cilët e panë këtë refleks “Çfarë-është-kjo?” si një nxitës themelor.
Me kalimin e kohës, studimet janë përpjekur ta dallojnë kuriozitetin duke thënë se ai është plotësisht dhe thelbësisht i motivuar (në krahasim me kërkuarit e informacionit dhe kërkimit të rrezikut), por ky lloj i definimit has në probleme gjatë përcaktimit të motivimit të brendshëm të foshnjave, primatëve, dhe organizmave të tjerë të cilët nuk mund ta komunikojnë botën e tyre të brendshme. Për shqyrtimin e tyre, autorët e përdorën një definim pune të kuriozitetit “si një gjendje nxitëse për informacion”, i cili mund të vërehet në organizma si krimbat nematode.
“Kur kërkimi i informacionit bëhet aktiv, është e arsyeshme të fillojmë të flasim për të si një formë minimale e kuriozitetit”, thotë Hayden. “Ky përkufizim, dhe ideja se krimbat nematode mund të jenë kuriozë, do të jetë e vështirë për disa njerëz që ta besojnë. Por kur e shikon atë nga një perspektivë evolucionare – përfitimet e kërkimit të informacionit në përgjithësi – shkencëtarët mund të bëjnë përparim të shpejtë; por nëse rrimë dhe vetëm argumentojmë se çfarë është dhe nuk është kurioziteti, progresi do të jetë shumë më i ngadalshëm”.
Një pyetje e cila ende është për debat është nëse kurioziteti gjithmonë mbart përfitime – qoftë menjëherë apo në të ardhmen. Një nocion i njohur në literaturë është se funksioni i kuriozitetit është për ta lehtësuar mësimin dhe kështu suksesi rritet me shkallën e kuriozitetit të dikujt. Është dakorduar se informacioni lejon zgjedhje më të mirë, por kurioziteti mund t’i nxisë kafshët t’i ndjekin stimujt të cilët nuk janë domosdo të dobishëm. Ndërkohë që rritja e kuriozitetit e redukton pasigurinë dhe krijon zgjedhje më të mira lidhur me atë se çfarë duhet shqyrtuar, truri i kafshëve është gjithashtu i konfiguruar që të na shpërblejë kur mësojmë informacion të ri, gjë që mund të na sjellë në rreziqe të ndryshme.
“Çdo gjë në jetë përfshin kompromise”, thotë Kidd. “Në qoftë se shpenzojmë kohë duke e shikuar një emision televiziv, sepse jemi kurioz për atë që ndodhi, atëherë do të shpenzojnë më pak kohë duke punuar në punët tona. Pra, definitivisht është një ekuilibër, dhe kurioziteti i tepërt mund të jetë i dëmshëm.”
Derisa nuk mbulohet në thellësi në shqyrtimin e tyre, autorët gjithashtu theksojnë se studimi i kuriozitetit përputhet me ADHD dhe çrregullimet e tjera të vëmendjes. Shumica prej nesh ia kushtojnë vëmendjen apo kuriozitetin tonë të mësuarit rreth gjërave me rëndësi personale (p.sh., pse trafiku është duke ngadalësuar? Kush janë paraardhësit e mi? Cila është ngjyra e preferuar e të dashurit tim?), por këto çrregullime mund ta pengojnë vëmendjen në një mënyrë që ngjall interes në informacionin joideal.
Hayden dhe Kidd shpresojnë se, përveç të kuptuarit se si kurioziteti është i prekur nga sëmundja, e ardhmja do të sjellë informacione të reja rreth asaj se si kurioziteti kontrollohet, se si dallon në mes të fëmijërisë dhe moshës madhore, si dhe lidhja midis kuriozitetit dhe të mësuarit. Së fundi, autorët janë gjithashtu optimistë që shkencëtarët me kohë do të dakordohen për një mënyrë për ta klasifikuar kuriozitetin.