Mungesa e personelit shëndetësor, QKMF në Ferizaj funksionon kryesisht me praktikant

Prishtinë | 28 Sht 2022 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Kujdesi Parësor Shëndetësor ka mungesë të theksuar të personelit shëndetësor. Në një situatë të ngjashme është edhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Komunën e Ferizajt.

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare praktikë gjashtë mujore janë duke mbajtur pesë mjekë si dhe 70 infermierë, të cilët janë të shpërndarë në Qendra Mjekësore Familjare.

Sipas drejtoreshës së QKMF-së, Nadire Ymeri, në Qendrën e Mjekësisë Familjare II në rrugën “Remzi Hoxha” në Ferizaj gjatë këtyre ditëve janë duke punuar tre mjekë dhe shtatë infermierë “në ndërrimin e pasdites 2 mjekë dhe 5 infermierë, ndërsa praktikantë janë nga 6 në dy ndërrime të cilët gjatë praktikës së tyre ju asistojnë infermierët e kësaj qendre”.

Gazeta Shneta ditë më parë ka raportuar se në QMF II ka mungesë të tretjeve fiziologjike e për të cilën drejtoresha shprehet se furnizimi nga Operatori Ekonomik është vështirë t’i mbulojë të gjitha kërkesat e qytetarëve të kësaj ane “nga MSh që për fat të keq gjatë këtij viti ka pasur furnizim minimal edhe përkundër kërkesave të rregullta”.

Ndërsa sa i përketë raportimit për infrastrukturën e stërvjetruar të objektit të QMF II, Ymeri rikujton se do të bëhet inicimi i tenderit për objekin e ri të qendrës e cila pritet të bëhet në bashkëpunim ndërmjet Komunës dhe Shoqatës Humanitare “Qatar Charty” të Katarit “pra, pritet së shpejti të rrënohet objekti i kësaj qendre dhe të filloj ndërtimi i ri i saj”.

Vlera e ndërtimit të kësaj qendra është 1,7 milion euro.

Të ngjashme