Mustafa: Qytetarëve u mungojnë njohuritë e rreziqeve kibernetike

Prishtinë | 18 Kor 2016 | 16:41 | Nga

Grupi punues për implementimin e Strategjisë për Siguri Kibernetike ka diskutuar për raportet e tremujorit të dytë të këtij vitit, të të gjitha institucioneve të cilat janë të përfshira në përmbushjen e objektiveve e përgjithshme të Strategjisë për Siguri Kibernetike; themelimin e CERT-ave nga disa institucione; përpjekja për themelimin e CERT-it qeveritar dhe atij nacional.

Gjithashtu në këtë takim u prezantua përbërja e Këshillit Shtetëror për Siguri Kibernetike.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa, fillimisht përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi për punën e bërë deri më tani dhe vlerësoi se gjatë periudhës janë mbajtur disa takime të rëndësishme si jashtë dhe brenda vendit.

“Për kundër përshtypjes së krijuar në opinionin se qytetarët kanë njohuri mbi sigurinë kibernetike e vërteta është shumë më ndryshe dhe lirisht mund të konstatojmë se njohuritë mbi rreziqet e sulmeve kibernetike dhe sigurinë kibernetike në përgjithësi u mungojnë edhe një pjesë e madhe e qytetarëve si dhe zyrtarëve të institucione publike”.

“Është shqetësues debati i rishikimit të buxhetit në Kuvendin e Kosovës ku përkundër faktit që buxheti për teknologjinë informative deri ne 88% u shkurtua kaloi në heshtje nga të gjithë deputetët (me përjashtim të njërit) duke dëshmuar që deputetët në mungesë të informacioneve që nuk e kanë parë të arsyeshëm ta kundërshtojnë këtë shkurtim buxheti”, tha Mustafa.

Anëtarët e këshillit me kontributin e tyre gjatë këtij takimi konfirmuan gatishmërinë e tyre maksimale dhe përputhjen e objektivave të parapara nga Strategjia për Siguri Kibernetike duke shpresuar që edhe vendimmarrja në institucionet më të larta të jetë pro kësaj strategjie.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme