Olympiacosi ende nuk e ka zyrtarizuar largimin e Besnik Hasit, por për mediet greke tashmë kjo punë është e kryer.
Aventura e trajnerit shqiptar, Besnik Hasi, në krye të Olimpiacos, ka përfunduar pesë javë pas fillimit të kampionatit grek dhe pak më tepër se dy muaj nga nënshkrimi me këtë klub.
Deçizive ishte humbja në derbi, ndaj AEK, ku Olimpiacos humbi 3:2, në një ndeshje mjaft të tensionuar, ku skuadra e Hasit ishte në avantazh të dy golave, por u përmbys në 30 minutat e fundit.
Zgjedhja e Hasit në krye të Olimpiacos nuk u prit aspak mirë nga opinioni sportiv grek, për shkak të origjinës së tij, por pavarësisht kësaj Hasi ia doli të kualifikojë ekipin grek në fazën e grupeve të Champions League.
Gjithsesi, tre ndeshje radhazi pa fitore në kampionat, e kanë bindur presidentin e Olimpiacos të shkarkojë teknikun gjakovar nga drejtimi i klubit. Ai nuk do ta drejtojë skuadrën kundër Juventusit të mërkurën.