Munishi zyrtarizohet te Vëllaznimi

Prishtinë | 18 Nën 2018 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Trajneri Ismet Munishi zyrtarisht do ta drejtojë nga sot klubin nga Gjakova, KF Vëllaznimi.

“Sot në zyrat e klubit të Vëllaznimit kryetari Agim Cana ka arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur Ismet Munishi që të jetë kryetrajner i KF Vëllaznimit”, thotë klubi gjakovar përmes faqes në Facebook.

Kujtojmë se KF Vëllaznimi momentalisht garon në Ligën e parë të Kosovës, dhe synon rikthimin në elitën e futbollit kosovar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme