Murati i reagon Mustafës, tregon pse në vitin 2017 disa zyrtarë të LDK-së liruan zyrat

Prishtinë | 20 Kor 2025 | 19:35 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati i ka reaguar ish-kryeministrit Isa Mustafa, i cili tha Qeveria në detyrë po bënë shkelje ligjore ku një pjesë e kabinetit po mbajnë poste në ekzekutiv edhe pse janë zgjedhur deputetë.

Murati duke komentuar deklaratë e Isa Mustafës se në vitin 2017 kishte liruar nga detyra anëtarë të kabinetit pasi ishin zgjedhur deputetë, tha se në atë vit LDK-ja kishte dalë e treta si parti dhe nuk pritej ta formonte qeverinë. Kjo sipas tij ka qenë arsyeja se pse ata janë larguar nga pozitat e tyre.

“Pas zgjedhjeve të mbajtura me 11 qershor 2017, koalicioni PAN kishte dalë i pari, Lëvizja Vetëvendosje e dyta, ndërsa LDK e treta. Pra as që pritej se LDK do të ishte edhe në qeverinë e ardhshme pas zgjedhjeve, prandaj kishte pasuar edhe lirimi i zyrave”, ka shkruar ndër të tjera Murati.

Të ngjashme