Ministri i Financave, Hekuran Murati përmes një postimi në facebook ka reaguar përpaisjet e konfiskuara në mëngjesin e sotëm.
Ai ka pohuar se 272 pajisjet e konfiskuara në Leposaviq, shpenzojnë energji elektrike sa mesatarisht 500 shtëpi.
Murati ka shkruar se kjo nënkupton që pajisjet shpenzojnë energji elektrike në vlerë prej 60 mijë deri në 120 mijë euro në muaj.
“272 pajisje Antminer janë konfiskuar sot në mëngjes në një operacion të Doganës dhe Policisë, në pjesën veriore të vendit. Këto pajisje, nëse lihen të punojnë pandërprerë, shpenzojnë përafërsisht 300,000 kWh energji elektrike, apo sa shpenzimi mesatar i 500 shtëpive. Me çmimet aktuale të importit, i bie 60,000-120,000 euro/muaj. Për këtë po flasim kur po themi se nuk mund të lejojmë pasurimin e paligjshëm të disave, në kurriz të taksapaguesve”, ka shkruar Murati.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndalojë prodhimin e kriptovalutave në mbarë vendin pas krizës energjetike.