Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka organizuar sesion informues rreth implementimit të masave të fundit të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për zhvillimin ekonomik të vendit, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka folur për subvencionimin e kredive për prodhuesit, derisa tha se brenda kësaj mase ka edhe masë për mbështetjen e grave.
Ai tha se subvencionimi arrij vlerën e 20%, derisa 50% e vlerës që merret nga kredia vlen për pajisjet e prodhimit, ndërsa pjesa tjetër për zgjerimin e kapaciteteve,
Sipas tij, për implementimin e kësaj mase ata kanë paraparë 30 milionë euro.
“Sa i përket masave ne i kemi prezantuar në vijë të trasha, por sa i përket mbështetjes masës 2.1 kjo për prodhuesit nënkupton subvencionim në mbi 20%”.
“Sa i përket kushteve jemi munduar që sa më thjeshtë dhe kushtuar kryesor është së paku 50% e vlerës që merret nga kredia të jetë për pajisjet e prodhimit dhe pjesa tjetër për zgjerimin e kapaciteteve. Ne nuk e kemi shtuar te kushtet mirëpo preferenca do të ishte që të mos ketë”.
Ndërsa të masa 2.4, Murati theksoi se çdo biznes ka mbështetje prej 20 mijë euro, për shkollimin e stafit që merr pjesë në procesin e prodhimit. Po ashtu kjo masë parasheh edhe subvencionimin deri në 50 000 euro për brendimin dhe marketingun e produkteve apo për pjesëmarrje në panaire ndërkombëtare, si mundësi e gjetjeve të tregjeve të reja.
Mirëpo në këto masa, Murati tha se nuk përfshihet investimi vetanak, duke mos përjashtuar edhe dizajnimin e ndonjë mase tjetër. Ai tha se synimi i masës është nxitja e investimeve të reja, raporton EO.
“Masa 2.4 kemi masa shtesë që kanë të bëjnë në mbështetjen e kapaciteteve njerëzore, dhe ideja është që për çdo biznes ka mbështetje deri në 20 mijë euro për të shkolluar staf që merr pjesë në procesin e prodhimit”.
“Ne këto masa nuk është parapara investimi vetanak, dhe neve na duhet çështja e monitorimit që në rastin e huadhënies do ta kenë një monitorim”.
Astrit Panxha, kryetar i Klubit të Prodhuesve të Kosovës tha se masat janë të mirëseardhura dhe do të ndikojnë në rritjen e prodhimit vendës, raporton Ekonomia Online.
“Këto masa që i ka ndërmarr Qeveria janë të mirëseardhura. Këto do të ndikojnë në rritjen e prodhimit vendor dhe do të ndikojnë për biznes. Çka nëse është investimi vetanak, dhe dëshirojnë me aplikuar me ble makina të reja”, tha Panxha.