Muratit i rritet vlera e aksioneve në “Tesla”, i bie në “Netflix”

Prishtinë | 17 Pri 2026 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Ministrit të Financave, Hekuran Muratit i është shtuar vlera e aksioneve që mban në kompanitë e huaja “Tesla” dhe “Netflix”.

Vlera e aksioneve të Muratit në kompaninë amerikane teknologjike “Tesla” ka shkuar në rreth 46 mijë euro, krahasuar me 39 mijë euro sa vlenin vitin e kaluar.

Ndërsa, aksionet që ai mban në kompaninë “Netflix” janë zbritur nga rreth 17 mijë në 16 mijë euro, sipas formularit të deklarimit të pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Murati posedon aksione edhe në kompanitë gjermane “Allianz” dhe “Volkswagen”.

Murati, në deklarimin e sivjetmë të pasurisë, ka deklaruar se mban 6,700 euro në banka.

Sipas deklarimit të pasurisë, ministri Murati posedon një banesë 41 metra katëror, të cilën ka deklaruar se e ka blerë për 38 mijë euro me “hua nga familja” të cilën ka thënë se e ka shlyer pastaj.

Ai ka deklaruar se nuk posedon veturë dhe asnjë pasuri tjetër të luajtshme me vlerë mbi 3,000 euro.

Të ngjashme