Murtezaj i ATK-së: Pandemia shfaqi rëndësinë e formalizimit të punëtorëve, mbi 20 mijë përfitues të masave

| 10 Gus 2021 | 13:45 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Adminstratës Tatimore të Kosvës, Ilir Murtezaj, ka mbajtur tryezë diskutimi me përfaqësuesit e odave ekonomike, lidhur me ecurinë e masave, raporton Ekonomia Online.

ATK është implementues i disa prej masave të Pakos për Ringjallje Ekonomike.

Në këtë tryezë kanë diskutuar për pikat 1.1, 1.2, 1.3 të kësaj pakoje, tek të cilat ATK ka përgjegjësi të implementimit.

 “Si kusht për të përfituar nga kjo masë është që të gjithë që kanë qenë të punësuar në dhjetor të vitit 2019 deri në shkurt të vitit 2020, të cilat kanë qenë të përfshirë në listat e punëdhënësve. Janë të identifikuar të gjithë që janë përfitues nga kjo masë, që janë mbi 20 mijë”.

“Dihet që pandemia ka treguar se sa është e rëndësishme të formalizohen punëtorët. Shteti mund t’i mbështesë vetëm ata që janë të formalizuar”.

“Një ndër masat, nxisë punësimin e grave, duke e paraparë mbështetjen e 50 për qind të pagës së tyre. Kriter është që të mos jetë në listën e qershorit të 2021”.

Lumije Ajdini, drejtore menaxhuese në Aleancën Kosovare të Bizneseve (AKB), falënderoj drejtorin e ATK-së për organizimin e takimit, për të informuar përfaqësuesit e bizneseve, lidhur me tri vendimet e Qeverisë për tri masat për mbështetjen bizneseve.

“Duke e dit që pandemia ka ndikuar rëndë në sektorin privat në Kosovë janë, këto masa sa do të vogla  do t’i ndihmojnë bizneset e sektorit privat, qoftë në punësimin e grave, qoftë në formalizimin e punëtorëve të ri, si dhe për vazhdimin e mbështetjes për biznese”.

Po ashtu, Hajdini tha se do t’i informojmë të gjitha bizneset e Kosovës që do të aplikojnë për këto masa, aty ku ka paqartësi do t’i mbështesin dhe do të informohen nga ATK-ja në bashkëpunim me AKB-në.

“Bëjmë thirrje që nga Qeveria e Kosovës në momentin kur aplikojnë bizneset që rimbursimet të jepen në kohë, që të mos vonohen siç ndodhi në pandemi”.

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, tha se seminari virtual do t’iu ndihmojë punëtorëve të aplikojnë më lehtë.

“Është mirë që kemi vendime për vazhdim të mbështetjes së bizneseve. Natyrisht edhe Oda ka rezerva për ato kompani që kanë qenë jo të formalizuara. Besoj që seminari virtual do të jetë i mirë për shmangien e gabimeve në aplikim”.

Të ngjashme