Mushkolaj: Ma mirë na bjen me shku krejtve me jetu n’veri, na paguan shteti rrymën

Prishtinë | 18 Jan 2022 | 20:51 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka ironizuar me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për shtrejntimin e energjisë elektrike

Ai ka thënë se më mirë do të ishte për të gjithë që të jetonin në veri meqë atje shteti e paguan rrymën.

Statusi i plotë:

“Ma mirë na bjen me shku krejtve me jetu n’veri. Bile na pagun shteti rrymën”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook. /gazetametro.net

Përndryshe, vendimi i Qeverisë së Kosovës për shtrejtimin e energjisë elektrike në vend ka ngjallur kundërshtime të mëdha nga opozita dhe Shoqëria Civile, ku nuk janë përjashtuar edhe organizimi i protestave.

Të ngjashme