Mushkolaj për paraqitjen e asambleistët me flamuj: VV-ja iu paska kthy kësaj fores së lodhtë me flamuj kuq e zi

Prishtinë | 07 Dhj 2021 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë të cilët sot u betuan në Kuvendin Komunal me flamur kombëtar.

Mushkolaj në një postim në Facebook është shprehur se VV iu është kthyer “forës së lodhtë me flamuj kuq e zi”.

Ai më tutje ka thënë se as vetë ata nuk i besojnë, siç e quan ai “kësaj foreje”.

“Asambleistët e VV-së iu paskan kthy kësaj fores së lodhtë me flamuj kuq e zi – fore që as vetë nuk i besojnë. Mbase me e kompensu sadopak paraqitjen me fusnotë të Albin Kurtit në Bruksel”, ka shkruar Mushkolaj.

Të ngjashme