Mushkolaj për sjelljen e Bislimit me gazetarët: S’kanë faj nëse nuk shkon mirë dialogu, të insistojnë

Prishtinë | 16 Nën 2022 | 13:25 | Nga Fitore Berisha

Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi, duhet të tregohen më transparentë sa i përket dialogut me Serbinë, i tha Ekonomia Online, analisti politik, Imer Mushkolaj.

Mushkolaj në një përgjigje me shkrim duke iu referuar komunikimit të Bislimit gjatë së mërkurës me gazetarët, tha se këta të fundit nuk kanë faj nëse nuk shkon mirë diçka në dialog.

Ai tha se publiku duhet të dijë çfarë po diskutohet në Bruksel, sidomos në kohë krizash, duke theksuar se gazetarët duhet të insistojnë në përgjigje.

“Bislimi dhe në përgjithësi zyrtarët e Qeverisë se Kosovës duhet të tregohen shumë me transparentë sa i përket dialogut, por edhe çështjeve te tjera. Publiku duhet te dijë se për çfarë po diskutojnë përfaqësuesit e tyre politike, sidomos në kohë krizash, çfarë është kjo e ditëve te fundit”.

“Gazetarët kanë te drejtë dhe duhet te insistojnë deri në fund që të marrin përgjigje. Nëse diçka në dialog nuk shkon si duhet, nuk është faji i gazetarëve”.

E për çështjen e targave, ai theksoi se Bislimi duhet të tregojë se cilat janë opsionet për një marrëveshje të mundshme.

“Edhe për këtë çështje qeveria duhet te tregojë se për çfarë është diskutuar dhe cilat janë opsionet për këtë çështje, te cilat i ka përmendur Bislimi pas takimit me Lajçakun”, tha Mushkolaj.

Bislimi pyetjeve të gazetarëve gjatë ditës u është përgjigjur me ironi, kur është pyetur për rezultatet dhe pritet nga takimet në Bruksel.

“Vjen e marta pastaj. A e di ti çka ka me ndodhur. Nuk jam Nostradamus, jam zëvendëskryeministër. Nuk e di çka do të ndodhë të hënën se ne jemi në bisedime”, tha Bislimi.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme