Mushkolaj: I turpshëm shkarkimi i zv.ministrit Baliq

Prishtinë | 22 Jan 2018 | 15:58 | Nga

Zëvendësministri i Ministrisë së Administratës Publike, Numan Baliq, sot është shkarkuar nga kjo pozitë me vendim të kryeministrit të Kosovës.

Analisti politik, Imer Mushkolaj, e ka komentuar këtë shkarkim të zëvendësministrit Baliq duke e quajtur të turpshëm.

Mushkolaj përmes rrjetit social, Facebook, ka shkruar se ajo çfarë është e sigurt është se Numan Baliqi nuk ka koketuar asnjëherë më regjimin e Milosheviqit, dhe se loja me emërimin dhe shkarkimin e tij është e turpshme.

“E sigurt është se Numan Baliqi asnjiherë nuk ka koketu me regjimin e Milosheviqit. Loja me emërimin dhe shkarkimin e tij është e turpshme.”, shkruan Mushkolaj në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme