Musliu: Albini nuk din e as nuk don me qeverisë, Albini don me sundu

Prishtinë | 05 Mar 2026 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu duke pyetur se edhe  shanse populli duhet t’ia jap kryeministrit aktual Albin Kurti, ka theksuar edhe se Kosova nuk mund të mbahet peng i kalkulimeve politike dhe se qytetarët nuk votuan për stagimin.

Poashtu Musliu ka theksuar se Kurti nuk din e as nuk don të qeverisë, por ai don me sundu.

Postimi i plotë:

EDHE SA SHANSA DUHET POPULLI T’IA JAPË ALBIN KURTIT?

Populli i Kosovës i dha tri herë radhazi Albin Kurti besimin më të madh politik në historinë e pasluftës. Me krejt dështimet e tij në dy mandatet e para, qytetarët i dhanë një mandat me mbi 50% për të ndërtuar institucione stabile, për të marrë vendime dhe për ta çuar vendin përpara.

Por sot, përballë bllokadave dhe vonesave në funksionalizimin e institucioneve, lind një pyetje legjitime: edhe sa shansa duhet t’i japë populli një qeverisjeje që nuk arrin ta kthejë besimin në rezultate?

Kosova nuk mund të mbahet peng i kalkulimeve politike. Qytetarët nuk votuan për stagnim, as për arsyetime të pafundme. Ata votuan për përgjegjësi, veprim dhe institucione që funksionojnë.

Mandati i madh është përgjegjësi e madhe. Dhe kur një lider merr një besim kaq të fuqishëm nga qytetarët, ai nuk ka luksin të dështojë në detyrën më themelore: ndërtimin dhe funksionalizimin e institucioneve të shtetit, sepse, në fund, demokracia nuk matet me fjalë dhe premtime, por me rezultate konkrete për qytetarët.

Albini nuk din e as nuk don me qeverisë, Albini don me SUNDU!

Të ngjashme