Musliu: Duke sulmuar Kosovën Serbia po sulmon Turqinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut

Prishtinë | 17 Dhj 2022 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka reaguar lidhur me pretendimet e medieve serbe kinse Turqia ka nisur kamionë me armatim në drejtim të Kosovës.

Musliu me anë të një shkrimi i Facebook është shprehur se “Serbia duke sulmuar Kosovën, po sulmon edhe Turqinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

“Të gjitha mediet e Serbisë, me kryeredaktor Aleksandar Vuçiqin, tashmë, duke dashur që ta sulmojnë Kosovën, po e sulmojnë edhe Turqinë. Sipas tyre, shërbimet sekrete serbe “paskan” të dhëna se, 11 kamionë plot me armatim janë nisur nga Turqia për Kosovën. Por, shërbimet sekrete serbe, e kanë gëlltitur një informacion të rremë dhe nga ajo e kanë prodhuar një rrenë tjetër”, ka shkruar tutje Musliu.

Të ngjashme