Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu në seancën e Kuvendit të Kosovës e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti për injorimin e shënimit të festës së 28 Nëntorit.
Ajo tha që është hera e parë pas shpalljes së pavarësisë që Festa e Flamurit, data që shënon daljen publike të UÇK-së dhe ditëlindjen e komandantin legjendar Adem Jashari nuk u festua zyrtarisht dhe Kosova u duk pa zot shtëpie.
“Kosova për herë të parë u duk pa zot shtëpie. Ose silluni si zot shtëpie ose dorëzojeni zotshpillakun se ka kush e udhëheqë Kosovën dhe ka kush i kryen detyrat e shtëpisë. Sot nga kjo foltore apleoj te të gjithë ata, që synojnë të vijnë në karrigen e kryeministrit, karrigen e kryeparlamentarit, karrigen e presidentit ta kenë prioritet këtë festë që ka shërbyer si festë e unitetit kombëtar, ndërsa kësaj herë festa e 28 nëntorit është shënuar me përqarjet më të mëdha ndër shqiptarët e Kosovës.”, tha deputetja Musliu.