Musliu kërkon dorëheqjen e Haxhiut: Një popull e keni terrorizuar me abuzimin e rastit të Astrit Deharit

Prishtinë | 08 Dhj 2022 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas njoftimit që bëri ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë.

Musliu thotë se më nuk duhet të ketë justifikime për këtë rast, duke akuzuar ministren Haxhiu se kanë abuzuar me të që nga ardhja në pushtet.

“Haxhiu, lej lojërat, mos kukat, mos u viktimizo, po jep dorëheqje. Një popull e keni terrorizu duke abuzuar me rastin e Astritit derisa keni ardhe në pushtet. Nuk ka justifikime më”.

Musliu i ka kërkuar Haxhiut edhe dorëheqje morale.

“Nëse ke veç pak ndjeshmëri e pak moral, jep dorëheqje”

Të ngjashme