Musliu kërkon që kategoritë e dala nga lufta të lirohen nga pagesa për energjinë elektrike

Prishtinë | 06 Pri 2023 | 11:38 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e ka quajtur të papranueshme shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike. Ajo ka përmendur mospagesën e rrymës në veri të vendit, duke thënë se kështu po thellohet pabarazia.

Musliu ka dalë me një kërkesë që të lirohen nga pagesa e faturave familjarët e dëshmorë, vetereanët e invalidët e luftës.

“Ditë më parë bordi i ZRRE-së ka marrë vendim për shtrenjtimin e energjisë elektrike në 15 %. Ky shtrenjtim i rrymës në kohën kur qytetarët po ballafaqohen me luftën e tyre për ekzistencë është i papranueshëm dhe i papërballueshëm për qytetarë”.

“Ky shtrenjtim nuk i prek qytetarët në veri të Mitrovicës të cilët vazhdojnë çdo ditë të jenë të privilegjuar nga kjo Qeveri e vendit tonë. Me këtë vendim po thellohet pabarazia duke shkelur të drejtat e qytetarëve të pjesës jugore të Mitrovicës. Se me këtë shtrenjtim bëhet një diskriminim në baza etnike tashmë e ka deklaruar edhe KMDLNJ”.

“Të nderuar deputetë e qytetarë, sot nuk kam dalur të flas vetëm për pabaraazinë por sot kam një kërkesë konkrete për një kategori shumë të ndjeshme dhe të çmuar të shoqërisë sonë. Duke pasë parasysh jetën e rënduar të qytetarëve të Kosovës në përgjithësi e veçmas të një shtrese siç janë kategoritë e dala nga lufta…kërkoj nga ZRRE që të nxjerrëë një vendim dhe të liroj nga pagesa e faturave të rrymës të gjitha kategoritë e dala nga lufta siç janë familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës së UÇK-së”, ka deklaruar Musliu.

Të ngjashme