Musliu Mehajt: Ministër mashtrues, FSK mund të shkojë nga 2013-ta në operacione jashtë vendit

Prishtinë | 20 Sht 2022 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka thënë të hënën se Kosova ka bazë ligjore për dërgimin jashtë vendit të  Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) që nga viti 2013.

Në këtë mënyrë, Musliu iu ka përgjigjur ministrit Armend Mehaj i cili ka thënë se “nga tash ka bazë ligjore për FSK-në që të gjendet jashtë vendit”.

Ajo e quajti Mehajn ministër “norvegjez” i Kosovës, duke e akuzuar për “mashtrim” rreth kësaj çështjeje.

“JO tash Minister por qe nga viti 2013 ka bazë ligjore me te cilin janë rregulluar procedurat e dergimit dhe terheqjes se ushtareve tanë në operacione ndërkombëtare”, ka shkruar Musliu teksa e ka bashkangjitur edhe ligjin.

“Sot është bërë vetem plotësim ndryhimi në terminologji p.sh. aty ku ka qenë Ministria e FSK-së tash është bërë Ministria e Mbrojtjes”, ka deklaruar Musliu.

Të hënën Armend Mehaj ka postuar në Facebook duke e dhënë këtë lajm.

Forcat e Sigurisë së Kosovës janë duke u  transformuar në ushtri, pasi Kuvendi i Kosovës në viitn 2018 i kishte miratuar projektligjet që e transformojnë FSK-në në ushtri, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të ngjashme