Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se ditët e përvjetorëve të masakrave nuk duhet harrur dhe duhet përkujtuar brezave të rijnë për çmimin e shtrenjtë të lirisë, raporton Ekonomia Online.
Ajo këto komente i ka bërë pas homazheve në Lybeniq të Pejës, në përvjetorin e masakrës së kryer më 1 prill të vitit 1999.
“Kjo është ndër masakrat me të mëdha që ka ndodhur në Kosovë, dhe thjesht këto ditë nuk duhet ne asnjë moment të harrohen asnjëherë, por duhet tu tregojmë brezave që lirinë e kemi paguar shtrenjtë me gjakun e këtyre dëshmorëve andaj sot bashkëndiej me familjarët”, tha Musliu.