Musliu ngre dyshime se bashkëpunëtori i Radojçiqit u vra në hotelin e tij në Kapaonik: Për tradhti ose për ndarje të kulaçit

Prishtinë | 20 Gus 2024 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka ngritur pikëpyetje rreth raportimeve të mediave serbe për vdekjen e pjesëtarit të shërbimit sekret të Ushtrisë së Serbisë, Aleksandar Grbovic.

Ai thotë se vdekja e tij është e dyshimtë pasi Grbovic ka vdekur në Kapaonik në hotelin dhe ahengun e Radojçiqit.

“Mediat serbe raportuan për vdekjen e Aleksandar Grbovic’it, pjesëtarit shërbimeve sekrete serbe të Ushtrisë së Serbisë. Vdekja e tij është shumë e dyshimtë, duke marrë parasysh se, ai ka vdekur pikërisht në Kopaonik, në hotelin e dhe ahengun e Radoicic’it.”

Musliu tha se në Serbi nuk do të zbardhet shkaktari i vdekjes së Grbovic, por Musliu ngriti dyshimet se ai ka qenë i dyshuar për tradhti ose për “ndarje të kulaçit”.

“Natyrisht, në Serbi kurrë nuk do të zbardhet shkaktari i vdekjes së tij. Por, duke marrë parasysh traditën e Serbisë, sipas të gjitha gjasave, Grbovic ka qenë i dyshuar për tradhti. Ose, së paku interesat mafioze të ndarjes së “kulaçit”.”

“Ajo që dihet sigurisht, edhe nga të dhënat e konfirmuara të institucioneve të Republikës së Kosovës, është se Aleksandar Grbovic ka qenë njëri nga njerëzit më të besueshëm të kryeterroristit Milan Radoicic.”

Ai tha se vdekja e Grbovic ka domethënie të madhe pasi po raportohet që kushti i Macron që ta vizitojë Serbinë është arrestimi i Radojçiqit.

“Sidoqoftë, në këtë kohë, kur po flitet se është një kusht arrestimi I Radoicic’it nga Vucic, veçmas para vizitës së Macron’it në Beograd, një vdekje “e papritur” si kjo e Grbovic’it në ahengun e Radoicic’it, ka domethënie të madhe.”

Të ngjashme