Musliu pas raportimit të drejtorit të AKI-së: Gjendja e sigurisë në nivelin e duhur, s’parashihet ndonjë rrezik

Prishtinë | 15 Dhj 2021 | 12:33 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu tha se që gjendja e sigurisë është në nivelin e duhur, raporton Ekonomia Online.

Këta garanci, ajo tha se e kanë marrë nga kreu i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.

Musliu pas raportimit të Ajetit tha se nuk parashihet ndonjë rrezik i sigurisë kombëtare. Ajo tha se nga drejtori janë njoftuar edhe për sfidat dhe për mundësin e bashkëpunimit për tejkalimin e tyre.

“Sot kishim në raportim të rregullt për fund vit drejtori e AKI-së. U njoftuam për gjendjen e sigurisë në vend dhe sigurisë kombëtare”.

“Mund të konstatojmë që gjendja e sigurisë është në nivelin e duhur, nuk parashihet ndonjë rrezik i mundshëm i sigurisë kombëtare dh të gjithashtu folëm për sfida me të cila është ballafaquar Agjencia gjatë kësaj periudhe dhe për mundësinë e tejkalimit të këtyre sfidave”.

“Ne kemi ofruar bashkëpunim për aq sa na takon neve dhe jemi në takime të rregullta ku dhamë rekomandimet dhe sugjerimet dhe bëjmë kontrollin  demokratik në bazë të ligjit dhe Rregullores së Kuvendit. Drejtori i ka kryer një obligim ndaj Komisionit dhe qytetarëve”.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/drejtori-i-aki-se-raporton-ne-komision-me-dyer-te-mbyllura/

Të ngjashme