Musliu për Osmanin: Ata që e njohin e dinë se ajo nuk do t’ia lejojë kurrë Donikës të bëhet faktor konkurrues

Prishtinë | 08 Sht 2022 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka komentuar kuvendin e parë zgjedhor të Listës Guxo.

“Loja e Vjosës me Donikën”, ka shkruar Musliu.

Ajo tha se nga këto zgjedhje “doli një rezultat sa qesharak po aq edhe domethënës për themeluesen e Guxo”.

“Donika Gervalla dhe Faton Peci moren numër të barabartë votash. Ata që e njohin mirë Vjosa Osmanin dhe viktimizmet e saj ndër vite e dijnë shumë mirë se ajo nuk do t’ia lejojë kurrë Donikës të bëhët faktor konkurrues brenda grupit të tyre. Njejtë po e minojnë edhe si ministre Vjosa bashkë me Prindonin”, ka shkruar Musliu.

Ajo tha se “nëse Donika nuk e ka të qartë faktin që Vjosa nuk duron gra konkurrente në politikë atëherë, kjo Donikë, biografia e së cilës nuk është gjë tjetër veçse një apel në emër të Jusuf Gërvallës, për interesa personale po bëhët vegël e Vjosës në kauzat e saj antikombëtare dhe kundër avansimit të Grave”.

Të ngjashme