Sot, rrugët kryesore në qendër të Prishtinës kanë qenë të bllokuara nga trafiku i automjetëve.
Njoftim zyrtarë nga Komuna e Prishtinës për arsyet e kësaj tollovie akoma nuk ka.
Por, sipas deputetes së Kuvendit të Kosovës nga rradhët e PDK-së, Ganimete Musliu, krasimi i drunjëve ka shkaktuar një kaos të tillë.
Ajo nëpërmjet një postimi në Facebook ka kritikuar udhëheqjen komunale dhe kryetarin, Perparim Rama.
“Pse duhet gjithmonë të punojmë pa plan????Zgjedhja e udhëheqjes Komunale të Prishtinës për ti krasitur këta drujë në orën 8:00 të mëngjesit në rrugën me të ngarkuar tek semaforat e Santesë , sot ka shkaktuar vonesa të shumë qytetarëve për të shkuar në punë. Nëse kjo kishte ndodhur në Londër Kryetari i Londrës kishte dhënë dorëheqje. Perparim Rama ti a me duket a pate ardhë nga Londra për tu bërë Kryetar???”, ka shkruajtur Musliu.