Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar me seli në Bujanoc, Jonuz Musliu, ka deklaruar sot se kryetari i tij është Edi Rama.
Ai poashtu ka deklaruar se në ë gjitha dokumentet shkruan se ai jeton Serbi.
“Natyrisht që Edi Rama është President”, është përgjigjur Musliu në pyetjen e televizionit serb “Prva” se kush është president i tij , Aleksandar Vuçiq apo dikush tjetër.
Ai gjithashtu tha se në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë, Edi Rama, është udhëheqës i shqiptarëve, kudo që jetojnë.
Musliu e ka ripërsëritur qëndrimin e tij të cilin e paraqiti menjëherë pas deklaratave të fundit të kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për bashkimin e mundshëm të Shqipërisë dhe Kosovës, se në këtë rast duhet bashkuar edhe Lugina e Preshevës.
“Nëse në të vërtetë bashkohen shqiptarët, pse të mos bashkohen edhe shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit”, ka thënë Musliu, duke shtuar se nuk sheh asgjë fyese në këtë gjë.