Musliu-Shoshi: 10 pjesëtarë të FSK-së u dorëhiqen për një muaj, ja ku e keni sjellë vendin

Prishtinë | 31 Tet 2024 | 11:49 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se dhjetë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dhënë dorëheqje në tetor, raporton Ekonomia Online.

“Dhjetë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë dhënë dorëheqje nga FSK-ja vetëm në muajin tetor. Pra merreni mend, dhjetë pjesëtarë të FSK-së. Ja ku e keni sjellë vendin”, tha ajo në seancën e Kuvendit.

Të ngjashme