Musliu: Shpend Maxhuni 18 herë ka kaluar verifikimin e sigurisë

Prishtinë | 18 Qer 2018 | 10:08 | Nga Besajana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

E plotësuar:  Zëvendëskryetare e parë e komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës, Ganimete Musliu tha se Shpend Maxhuni, i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) 18 herë ka kaluar verifikimin e sigurisë, raporton Ekonomia Online.

Këto komente ajo i bëri pasi Maxhuni raportoi para këtij komisioni për herë të parë. Raportimi i bë me dyer të mbyllura. Pas mbledhjes Musliu tha se thash AKI është nën menaxhimin e duhur dhe se përvoja e Maxhunin edhe në Polici do të jetë përparësi për punën e tij.

“Maxhuni 18 herë ka kaluar nëpër verifikim dhe i ka kaluar me sukses”.

“AKI është nën menaxhimin e duhur dhe nuk do të sjellë problem që ka qenë drejtor i Policë, por mund të ndihmojë ngase ai ka qenë i lidhur me sektorin e sigurisë. Zgjedhja e drejtorit të AKI-së është bërë konform rregullave ”.

Sipas saj, gjendja e sigurisë në vend është e qetë, por që sfidë mbete veriu i vendit.

“Gjendja e sigurisë është e qetë, nuk jemi vendi më i sigurt, po gjendja është stabile. Në Mitrovicë mbeten ende rrethanat e njëjta që sfidojë sigurinë dhe gjendjen në vendin tonë, por AKI është në nivelin e duhur. Qasje më e ngadalshme, por nuk është pa veprim”.

“…çdo veturë që ec pa targa në çdo vend të Kosovës mund të ketë ndonjë kriminel brenda. Gjendja është sfiduese por policia po mundohet të kryej punën në mënyrën më të mirë”.

Musliu tha se kanë marrë garanci nga shefi i AKI-së për bashkëpunim, raporton EO.

“Duhet të kemi bashkëpunim më të mirëfilltë në të ardhmen, morën garanci për këtë nga drejtori”.

Kur foli për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq, ajo tha se është formuar një komision parlamentar e që sipas saj, është punë e komisionit në fjalë të jap informata.

Shpend Maxhuni për herë të parë raporton në Komisionin për mbikëqyrjen e AKI-së

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shpend Maxhuni është ftuar për raportim para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Ai erdhi në komision pak minuta pas orës 10. Mbledhja do të jetë e mbyllur për media.

Më 20 prill presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, kanë emëruar drejtorin e ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Shpend Maxhuni para emërimit si shef i AKI-së, ishte drejtor i Policisë nga viti 2011, ndërsa pjesë e Policisë së Kosovës që nga viti 1999.

Para Maxhunit, në postin e shefit të AKI-së ishte Driton Gashi i cili dha dorëheqja pas kërkesës së kryeministrit Haradinajt për ta liruar detyrën pas aferës së deportimit misterioz të 6 shtetasve turq.

Të ngjashme