Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës është përballë një presioni të hatashëm publik.
“Është shqetësuese dhe përbën realisht kërcënim. Është diskursi i çoroditur i partive politike dhe liderëve institucionalë që është në adresë të Gjykatës Kushtetuese. Është përballë presionit të hatashëm publik”.
“Deklaratat e Presidentit dhe Kryeministrit, nuk mund të kuptohen ndryshe përveç se si presion dhe kërcënim se si duhet të vendosë Gjykata Kushtetuese deri në fund të muajit”.
“Liderët institucionalë në një shtet normal demokratik do të duhej të jepnin shembullin se si duhet të respektohet çdo vendim që vjen nga një gjykatë që është gardian i kushtetutshmërisë”.