Deputetja e PDK-së, Ganime Musliu së bashku me pjestarët e Komisionit për Punë të Brëndshme Siguri dhe Mbikqyrje te FSK-së, kanë vizituar familjen Haradinaj në Deçan.
“Vizituam bacin Hilmi në Gllogjan dhe i uruam lirimin e Gjeneralit Ramush Haradinajt nga Gjykata e Francës. Dashtë zoti qe kjo te jetë hera e fundit qe konaku i tyre të pres mysafirë për raste te tilla. Njëherit urojmë qe lirimit te z.Haradinaj ti bashkohen ne Liri edhe të gjithë komandantët dhe ushtarët e UÇK-së qe padrejtësisht po mbahen nëpër burgje”, ka shkruar ajo në “Facebook”.