Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, thotë se Ademi Demaçi i duhej botës shqiptare, në ditën e varrimit të tij.
Mustafa ka cituar ish Presidentin Rugova, i cili e kishte quajtur Demaçin shkrimtar dhe humanist të madh.
Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:
Lamtumirë Baca Adem! Kontributi dhe rezistenca e jashtëzakonshme e Adem Demaçit për liri gjatë okupimit serb, do të përkujtohet e do të nderohet brez pas brezi nga qytetarët e Kosovës, por edhe më gjerë.
Baca Adem ishte një disident i pathyeshëm dhe një jokonformist që i duhej botës shqiptare.
Në këto çaste më bien ndër mend fjalët e Presidentit Rugova i cili thoshte se: “Demaçi është shkrimtar i harmonisë shqiptare dhe njerëzore, humanist i madh”.
Andaj, Baca Adem, u prehsh i qetë në dheun e Kosovës së lirë, për të cilën sakrifikove aq shumë! IM