Mustafa: Dikush hapi llogari në Facebook në emrin tim

Prishtinë | 19 Shk 2019 | 17:14 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është ankuar sot se dikush ka hapur një profil të rrejshëm në emër të tij.

Ai ka thënë se nuk qëndron prapa atij profili të rrejshëm dhe se për komunikim e shfrytëzon vetëm adresën e tij që ka komunikuar deri sot.

“Qytetar të nderuar. Tani kuptova se dikush ka hapur një profil te rremë, në emrin tim: https://www.facebook.com/profile.php?id=100034252412816&tn=-UK-R Çdo status që lëshohet nga ai profil nuk është i imi. Unë shfrytëzoj vetëm adresën e deritanishme zyrtare. Faleminderit në mirëkuptim! Isa Mustafa”, ka shkruar Mustafa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme