Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka mbledhur Kryesinë e partisë, raporton Ekonomia Online.
Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, lideri i LDK-së Isa Mustafa do të deklarohet për medie.
Ky vendim vjen pas dekretimit të Albin Kurtit për Kryeministër të Kosovës nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Mustafa gjatë ditës e ka konfirmuar se ndërkombëtarët, saktësisht ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe Bashkimi Evropian janë duke insistuar që sa më shpejtë Kosova t’i krijojë Qeverinë e re.
Mustafa pas takimit që zhvilloi me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abott në zyrat e LDK-së tha se ambasadat janë të interesuara të krijohet qeveria sa më shpejtë.
Ai ka konfirmuar se në mbledhjen e sotme të Kryesisë së partisë, do të trajtohet çështja e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi kjo e fundit edhe “de jure” i dërgoi presidentit mandatarin për kryeministër.