Mustafa e quan diskriminuese pakon e Qeverisë: Është injoruar sektori privat e të papunët

Prishtinë | 06 Sht 2022 | 13:35 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-ministri i Bujqësisë, deputeti aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa në një konferencë për medie tha se pako e lansuar nga Qeveria për tejkalimin e inflacionit është diskriminuese, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, Qeveria në vend se të ofrojë plan konkret ka injoruar sektorin privat dhe nuk ka dhënë asnjë cent për të papunët.

Ai thotë se Qeveria nuk e qan kokën për barazi dhe se nuk ka filluar asnjë investim serioz, prandaj ai thotë se po shpenzohen milionat kot.

“Qeveria këtë fundjave paraqiti pako të re jo efektive. Shumica e masave nuk janë të planifikuara mirë. Për LDK është veprim në panik i kësaj Qeveri në vend se të jetë plan i menduar për këtë krizë. Qeveria ka injoruar sektorin privat. Asnjë cent nuk u dhanë as të papunëve. Kjo pako nuk ofron mbështetje për qytetarë dhe është diskriminuese”.

“Është e paqartë se një Qeveri pretendon që është social demokrate nuk qan kokën për barazi. Asnjë investim serioz nuk mund te fillojë. Për shkak se ky ligj është vonë do të përfundojmë me përqindje qesharake të investimeve kapitale. Masat e muajit prill i mori Qeveria pa asnjë analizë e plan. Qeveria po përsëri gabimin dhe do të kemi miliona të shpenzuara kot”

“Qeveria nuk i parasysh masat e LDK-së për heqjen e akcizës dhe largimin e TVSh. Thërrasim Qeverinë të trajtojë këtë krizë me seriozitet”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme