Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka përshëndetur vendimin e Qeverisë Hoti për shfuqizimin e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë.
Sipas tij, Qeveria Hoti dëshmoi përkushtimin e saj për partneritet strategjik me SHBA dhe BE.
“Pritet që hapa të njëjtë të ndërmerr edhe Serbia; të tregojë se a është vërtetë e interesuar për dialog që i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon dhe me gjerë”.
“Ndërkaq, të gjithë ne duhet të jemi unik dhe të përkrahim qeverinë që dialogu të jetë i suksesshëm”.