Sot kryetari i LDK-së Isa Mustafa, i ka dërguar me shkrim propozimin e kësaj partie, atij të Vetëvendosjes Albin Kurti, por pa dhënë detaje.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.
“Sot, kryetari i LDK-së Mustafa, me kërkesë të kryetarit të LVV-së Kurti, i ka dërguar me shkrim propozimin e LDK-së të shpalosur verbalisht në takimin e 8 janarit 2020”, tha Mustafa.
Derisa, në njoftimin për media theksohet se sot s’pritet të ketë takim mes Kurtit e Mustafës.
Dje Gazeta Insajderi, publikoi ofertën e re të Vetëvendosjes për LDK-në, të cilën anëtarët e kësaj të fundit patën reagime të ndryshme.
Kujtojmë, se edhe ditë më parë LDK-ja tha se do ta shqyrtojë propozimin e Vetëvendosjes, të cilin, e kishte cilësuar si të ngjashëm me propozimin e javës së kaluar.