Mustafa i reagon ashpër ambasadorit gjerman: Kompania që bëri anketën ka simpati personale për Kurtin, jo vlerësim

Prishtinë | 31 Maj 2020 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, i ka reaguar ambasadorit gjerman Christian Heldt, pasi ky përkrahu një anketë të publikuar nga një kompani për të cilën ai po thotë se e ka simpati VV-në.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai thotë se nuk mund të ketë përkrahje të tilla një Qeveri e cila shkeli dy herë Kushtetutën.

“Nuk besoj se duhet të shkelet Kushtetuta për ta fituar perceptimin nga qytetarët. Nuk besoj, poashtu, që institucionet e bllokuara nga Covid-19, të cilat nuk mbajnë takime dhe aktualisht janë jofunksionale, marrin përkrahjen e mbi 3/4 të të anketuarëve me telefon nga UNDP për punën e mirë të tyre.”, ka shkruar tutje mustafa.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq
U mundova dje dhe sot të lexoj statistikat , sipas sugjerimeve të një ambasadori të një vendi shumë të respektuar, se ato flasin vet.
E pyeta veten, si mundet një qeveri ku për shkak të pandemisë kanë mbetur të punojnë edhe 5 ministra të LDK-së, e cila dy herë shkeli Kushtetutën, të ketë përkrahje të tillë. Një qeveri e cila shkarkon borde dhe e pranon publikisht se po i instalon partiakët e vet. Nuk më folën rezultatet.
Nuk besoj se duhet të shkelet Kushtetuta për ta fituar perceptimin nga qytetarët.
Nuk besoj, poashtu, që institucionet e bllokuara nga Covid-19, të cilat nuk mbajnë takime dhe aktualisht janë jofunksionale, marrin përkrahjen e mbi 3/4 të të anketuarëve me telefon nga UNDP për punën e mirë të tyre.
Këto mund të jenë simpati personale. Më së paku vlerësime!
Prandaj, po i kexoj por, që flasin nuk më flasin këto statistika! .

Të nderuar miqU mundova dje dhe sot të lexoj statistikat , sipas sugjerimeve të një ambasadori të një vendi shumë të…

Gepostet von Isa Mustafa am Sonntag, 31. Mai 2020

Të ngjashme