Mustafa: Jemi fokusuar për krijimin e kushteve për investime të huaja

Prishtinë | 12 Tet 2016 | 19:02 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti përfaqësuesit e kompanisë australiane, Peshter Mining, e cila ka investuar në sektorin e Minierave në Slivovë.

Mustafa i njoftoi për reformat e fuqishme fiskale, ambientin shumë të mirë për investime si dhe përkrahjen e Qeverisë së Kosovës për investitorët e huaj.

Ai foli edhe për mundësitë e mëdha që ofron Kosova në sektorin e minierave dhe fusha tjera për investime të huaja.

Përfaqësuesit e Kompanisë Peshter Mining, vlerësuan reformat e ndërmarra në Kosovë, duke e njoftuar kryeministrin Mustafa me planet dhe projektet e tyre për investime në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme