Mustafa: Kërkesa e presidentit Thaçi që LDK të ketë një anëtar në KQZ, është një nga pazaret e tij

Prishtinë | 19 Dhj 2018 | 19:36 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një konferencë të thirrur për medie të organizuar nga LDK, ka komentuar intepretimin kushtetues të Gjykatës Kushtetuese, mbi përbërjen e Komisionit Qendror Zgjedhor.

Kreu i LDK-së Isa Mustafa, tha se partia që ai drejton duhet ti ketë dy anëtar në KQZ, e jo vetëm një, ashtu edhe siç ka kërkuar presidenti Thaçi.

E kjo kërkesë e presidentit Thaçi, sipas të parit të LDK-së, mund të jetë vetëm një nga pazaret e tij.

“Kohëve të fundit ne si LDK jemi ballafaquar me një akt të presidentit Thaçi, ku kemi vlerësuar se është jo kushtetuese, kemi pasë 3 grupe parlamentare që kanë marrë vota, sa i përket përbërjes së KQZ-së, LDK-së i takojnë 2 vende në KQZ dhe jo vetëm një vend siç ka pretenduar presidenti Thaçi, e kjo mund të jetë një nga pazaret e presidentit”, raporton Ekonomia Online.

Në këtë konferencë kreu i LDK-së, Isa Mustafa, përsëriti edhe njëherë qëndrimin e subjektit që ai e udhëheqë, në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi.

Ai tha se LDK është për marrëveshje ndërkombëtare, por që edhe LDK do ta jap qëndrimin e saj se me cilat pika të dialogut pajtohet.

“Sot ne biseduam për rolin e LDK -së për proceset aktuale dhe konstatuam se LDK në vazhdimësi ka kultivuar relacione të mira me BE’në dhe kemi kontribu vazhdimisht që ta dërgojmë procesin përpara, LDK-ja do jap kontributin e saj në marrëveshjen ndërkombëtare, por gjithmonë duke japur mendimin e saj për pikat e saj, ne jemi ata që kemi thënë që nuk kemi rrugë tjetër përvec rrugës së BE”, u shpreh Mustafa.

Ndërsa sa i përket legjitimitetit të dialogut Kosovë – Serbi, tha se ai fitohet përmes votës së lirë të qytetarëve të Kosovës.

“Këtë rol Lidhja Demokratike e ka konfrimuar edhe më parë se do ta mbajë sa i përket dialogut dhe kjo nuk është ikje nga përgjegjësia por është marrje e përgjegjësisë.

Po ashtu shohim që institucuonet tona duhet që për këtë dialog të kenë legjitimitet politik dhe qytetar dhe mendojmë që këtë legjitimitet do ta fitonim përmes votës së lirë të qytetarëve tonë.”

Gjithashtu Mustafa edhe njëherë përsëriti se Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk pajtohet assesi me çështjen e shkëmbimit të territoreve dhe korrigjimit të kufijve.

Të ngjashme