Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, ka thënë se zgjedhjet e 11 qershorit do të jenë jetime për të ardhmen e vendit.
Mustafa këto komente i bëri gjatë konferencës së Forumit të Gruas së LDK-së, ku vlerësoi lart përkushtimin e grave për proceset politike nëpër të cilat ka kaluar vendi, raporton Ekonomia Online.
“Do të mundohem që zotimet qe i kemi ndërtuar t’i realizojmë në mënyrë qe familjet tona të ndihen më mirë. Si gra, si vajza meritoni më shumë në këtë shoqëri, meritoni të jeni pjesë e të gjitha proceseve politike të këtij vendi. Është fakt i pakontestueshëm se çdo arritje e këtij vendi është rezultat i gruas. Gruaja është simbol i punës, i zhvillimit e i emancipimit të shoqërisë sonë”, ka thënë ai.
Duke folur për zgjedhjet e parakohshme, Mustafa tha se do të mësohet më në fund rrugëtimi i Kosovës, duke shprehur bindjen se vendi do të hyjë në “rrugën e çlirimit nga korrupsioni”.
“Në këto zgjedhje do të vendoset se a do të ec Kosova drejt apo do të mbetet në duar të atyre që ia donë të keqën këtij vendi. Këto zgjedhje do të vendosin a do të hyjmë në rrugën e çlirimit nga korrupsioni. Do të vendosin se e kujt do të mbetet ardhmëria e këtij vendi në duart e kujt do të mbetet vendi apo në duar të atyre që e kapin shtetin”, ka thënë Mustafa.
Lirije Kajtazi, kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së iu drejtua grave duke i lavdëruar ato për punën e palodhshme që e kanë bërë dhe vazhdojnë ta bëjnë.
Ajo përmendi edhe “të arriturat” e Qeverisë Mustafa, duke shpresuar se reformat e nisura do t’i vazhdojë kryeministri i ardhshëm.
“Sot jemi në vazhdën e punëve tona me LDK si udhërrëfyese duke trajtuar secilin qytetar në mënyrë të barabarte. Cenimi i barazisë është ai qe sjell frustrime dhe probleme në vend. Kjo qeveri ka modeluar më se miri qeverisjen në vend me reforma fiskale substanciale duke ndikuar në zbutjen e papunësisë, në rritjen ekonomike apo siç thotë Avdullah Hoti do të vazhdoj t’i prijë platformës së qartë”, ka thënë ajo.
Përfaqësuesi zyrtar i Konrad Adenauer Stiftung në Kosovë, ka thënë se pavarësisht rrethanave politike punë e mira duhet të vazhdojnë.
“Për mua nuk luan rol a do të jeni kryeministër apo jo por miqësia jonë më jep mua që të ju ftoj edhe në ngjarje të mëdha. Shpresoj se ju zotëri Mustafa që ju do ta bartni një mesazh të mirë që edhe Avdullah Hoti i kandiduar për kryeministër të vazhdojë bashkëpunimin me ne”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se nëse demarkacioni nuk kalon në Kuvend nuk ka liberalizim të vizave. Natyrisht BE ka shumë probleme të veta dhe sipas mendimit tim nëse bëhet fjalë për Ballkanin atëherë secili duhet ti merr problemet në vete.