Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në takime të ndara priti Ambasadorin gjerman, Jorg Rohde, Ambasadorin italian, Nicola Orlando dhe të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara.
Gjatë takimeve u bisedua për proceset aktuale që po kalon Kosova dhe pikëpamjet e LDK-së për stabilitet qeverisës të vendit.
Për këto tema, Kryetari Mustafa dje zhvilloi një takim virtual edhe me ambasadorin e SHBA-së, Kosnett si dhe priti në takim
Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjørnstad të shoqëruar nga ambasadori norvegjez në Kosovë.
Kryetari Mustafa mbetet i përkushtuar për të garantuar stabilitet politik që është i domosdoshëm në këtë fazë që po kalon vendi.