Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se muri i ngritur mbi lumin Ibër do të trajtohet sipas Ligjit.
Me këtë çështje ai ka thënë se do të merret Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komuna e Mitrovicës.
Mustafa në një konferencë për media ku po flitej për të arriturat e Kosovës në raport me organizatat ndërkombëtare, ka thënë se çështja e ndërtimit të murit nuk mund t’i zbehë të arriturat e Kosovës në aspektin e sigurisë dhe të fuqizimit të marrëdhënieve me NATO-n, raproton Ekonomia Online.
“Mendoj se relacionet e Kosovës, të arriturat e Kosovës nuk mund të dehen në një korrelacion me një mur i cili po tentohet të ndërtohet atje, sepse shumë më të rëndësishme janë relacionet për të cilat ne po flasim sot se sa çështja e një muri në veri”, ka thënë Mustafa.